“Ministria e Financave, e Mjedisit dhe Bashkia Tiranë personat kyç te inceneratorët”/ Tabaku: SPAK të mos ndalojë hetimet!

schedule21:32 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 21:32 - 18 Dhjetor, 2023

Ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në emisionin “Real Story”, në ABC foli për hetimet për inceneratorët.

Gjatë kësaj interviste theksoi se përgjegjësisë qeveritare nuk i heq asnjë presje. Ndërsa sa i përket kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ajo shtoi se Erion Veliaj të paktën duhet të ishte pyetur nga SPAK.

Çështjen e inceneratorëve, Tabaku nuk e cilësoi si një betejë politike, por u shpreh se është një e mirë publike dhe se SPAK nuk duhet ta lërë me kaq këtë çështje, por t’i shkojë hetimeve deri në fund.

“Kontrata koncensionare ka vazhduar rrugën është miratuar me një shkresë të Erion Veliajt. Është e vërtetë që në vite, ka pasur tentativa për të parë një mënyrë se si mund të ishte eficente për të funksionuar. Janë bërë analiza, ka pasur disa iniciativa. Kosto reale që është gjetur nga KLSH dhe SPAK nuk është 29 euro për ton. Kostot janë llogaritur gabim. Kontrata reale e Tiranës është 300 mln euro, dhe kjo është një nga shkeljet, një gjetje e SPAK. Edhe zoti Veliaj duhet të ishte në masën e arrestit. Të paktën duhet të ishte pyetur. Kritika mund të kem, por për ta sulmuar SPAK nuk e sulmoj. 300 mln euro është vlera e kontratës e shtrirë në kohë. Sot buxheti i shtetit paguan më shumë, llogaritet të paktën 60 euro për ton. 60 mln euro është kosto që po marrin. Se si e ka marrë këtë përgjegjësinë e di ai. Ka një hapësirë të jashtëzakonshme të shkeljes së ligjit. Është një çështje pjesëmarrjeje. Përgjegjësia qeveritare është aty ku është, por po themi që këtu ka përgjegjësi të shtuar edhe kryetari i Bashkisë. Të tre pjesëmarrësit, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, Bashkia Tiranë, kryetari i bashkisë, ministri i i financave, ministri i mjedisit, janë tre personat kyç në këtë aferë. Dhe Tirana për nga vetë formula është një gjigand i jashtëzakonshëm. Kjo është një çështje shumë komplekse dhe kam kërkuar nga SPAK të jenë në një hetim të vetëm. Qeveria vendosi fondet tek inceneratori i Elbasanit, dhe këto me ato fonde i çuan ke Fieri dhe më pas tek Tirana. Kjo aferë nëse do hetohej e plotë do të kishte kursyer shumë kohë. Hetimet e sotme lidhen me padinë e tetorit të 2020 të PD. Ne dërguam dhe pati të tjera. Unë kam shkuar dy herë në SPAK që kam dëshmuar dhe njëherë për 5 orë. Ka informacion  të jashtëzakonshëm. SPAK nuk duhet të lërë me kaq, sot ka hapësirë që t’i vazhdojë hetimet të paktën për inceneratorin e Tiranës dhe e besoj që do të vazhdojnë. Arben Ahmetaj ka qenë i pari që janë ngritur akuza për inceneratorin e Tiranës dhe shpresoj të vazhdojë edhe me të tjerë. Për mua nuk është betejë politike, por një e mirë publike”, tha ndër të tjera Tabaku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!