Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Brendshme: Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor

schedule14:53 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:53 - 29 Dhjetor, 2020

Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike do të jenë të mbyllura ditën e enjte, datë 31 Dhjetor. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi për media. Sipas saj kjo bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

“Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.

Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada”, shkruan MB./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!