Ministria e Brendshme kërkon ndërgjegjësim për lëndën piroteknike

schedule15:28 - 27 Nëntor, 2018

schedule 15:28 - 27 Nëntor, 2018

Ministria e Brendshme njoftoi se për lëndët plasëse dhe piroteknike do të vendoset një regjim i ri që ka për synim bllokimin e tyre. Zv/ministrja Kuko u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese. Duke iu referuar rastit të plagosjes së polices Ina Nuka në protestën e banorëve të Unazës së Re, pasi një 18-vjeçar i hodhi një kapsollë zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko u shpreh se provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!