Ministria e Arsimit: Të dhënat e prindërve, për rrjetin e komunikimit 

schedule15:55 - 4 Maj, 2018

schedule 15:55 - 4 Maj, 2018

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përmes një reagimi pas deklarates së PD për mbledhjen e të dhënave nga prindërit sqaron se, kjo ministri po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit.

“Ky sistem”-sqaron ministria- “do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve, të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë”.

Sipas ministrisë, për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e numrit te kartes se identitetit si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se këto të dhëna nuk kanë asnjë qëllim të ndryshëm siç interpretohet nga subjekte të caktuara politike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!