Ministri Xhafaj takon ambasadorin amerikan në ikje Donald Lu

schedule17:14 - 17 Shtator, 2018

schedule 17:14 - 17 Shtator, 2018

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim të fundit përshëndetës ambasadorin amerikan në largim Donald Lu si dhe zëvendës ambasadoren e re të SHBA-së në Tiranë Lejla Mozesuans, të shoqëruar nga përfaqësues të agjensive ligjzbatuese pranë kësaj ambasade.

Si njofton zyra e medias pranë ministrisë së rendit, gjatë diskutimit temë kanë reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar si dhe reformimi në process i policisë së shtetit.

Mbështetja në vijmësi për operacionin “Forca e Ligjit” me synim përfshirjen më të madhe të agjencive ligjzbatuese amerikane për arritjen e rezultateve konkrete por edhe bashkëpunimi me prokurorinë ishin pjesë e diskutimit.

Ministri Xhafaj mësohet të ketë informuar ambasadorin Lu për ecurinë e procesit të vettingut në polici, ndërsa ky i fundit i shprehu ministrit të brendshëm shqiptar vlerësimet e tij për rolin e posaçëm, në kohën kur drejtonte komisionin për reformën në drejtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!