Ministri ukrainas, thirrje NATO-s: Na pranoni në aleancë “de facto”

schedule11:44 - 3 Qershor, 2022

schedule 11:44 - 3 Qershor, 2022

NATO duhet të marrë parasysh pranimin e Ukrainës “de facto” dhe jo “de jure”, në aleancën ushtarake kur të diskutohet strategjia e saj për 10 vitet e ardhshme. Kjo është thirrja që kishte sot ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“Unë mendoj se nëse po flasim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO de facto jo de jure, mund të jetë ideja e mirë në këtë strategji”, tha  Reznikov në Forumin GLOBSEC 2022 të Bratislavës ku ishte i pranishëm virtualisht.

“Ukraina do të jetë gjithashtu pjesë e strategjisë sepse ne jemi gjithashtu pjesa e krahut lindor të Evropës, krahu lindor i vendeve të NATO-s, krahu lindor i BE-së. Unë mendoj se do të jetë një situatë e favorshme për të gjitha vendet.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!