Ministri ukrainas: Pjesëmarrja e Kinës në samitin e Zvicrës do të ishte hapi i duhur drejt paqes

schedule10:56 - 8 Qershor, 2024

schedule 10:56 - 8 Qershor, 2024

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba thotë se pjesëmarrja e Kinës në samitin e paqes do të ishte hapi i duhur për të afruar paqen.

“Pjesëmarrja e Kinës në samitin e paqes do të ishte hapi i duhur për të afruar paqen. Ukraina është në dialog aktiv me Kinën në lidhje me mënyrat për të arritur paqen. Ne e bindim palën kineze se parimi i integritetit territorial është themelor për të dyja vendet tona. Rrjedhimisht, duhet të jetë në qendër të çdo plani rimëkëmbjeje”, shpjegoi Kuleba.

“Ne jemi të bindur se Formula e Paqes është baza që bën të mundur vazhdimin drejt një paqeje të drejtë bazuar në parimin e integritetit territorial dhe respektimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha ministri ukrainas, duke shtuar se “aktualisht midis Ukrainës dhe Kinës ekziston një dialog aktiv për këtë temë.

“Ne iu përgjigjëm publikisht qëndrimit kinez dhe këtë javë në Pekin u zhvilluan konsultimet e para politike midis ministrave të jashtëm të dy vendeve në shumë vite. Ne jemi gjithashtu të bindur se pjesëmarrja e Kinës në samitin e paqes do të ishte hapi i duhur për të afruar paqen dhe për të demonstruar pozicionin vërtet të balancuar të Pekinit për luftën ruso-ukrainase,” shtoi Kuleba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!