Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Sulmet në Odesa ofrojnë prova të reja se Rusia është shtet terrorist

schedule19:28 - 24 Korrik, 2023

schedule 19:28 - 24 Korrik, 2023

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha për CNN se shënjestrimi i qytetit por   të Odesa-s nga Rusia është një qasje “absurde” dhe pretendoi se sulmet ishin “prova e re se ata janë një shtet terrorist”.

Duke folur para sulmit në katedralen në Odesa gjatë fundjavës, Reznikov deklaroi se nuk ishte i befasuar nga egërsia e sulmeve, duke thënë se “sinqerisht, pas shkurtit të vitit të kaluar, është shumë e vështirë të më befasosh”.

Kur u pyet nëse ai mendonte se sulmet ishin një përgjigje ndaj sulmit të pranuar nga Ukraina në urën e Kerçit më 17 korrik, Reznikov tha se Moska “u përpoq të shpjegonte se ishte një përgjigje për disa shpërthime në territoret e tyre, por ata po luftojnë me civilët. Prandaj i quaj ata grabitës, përdhunues dhe vrasës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!