Turqia është e gatshme të ofrojë trajnime ushtarake për Sirinë nëse administrata e re e vendit e kërkon këtë, tha ministri i Mbrojtjes i Ankarasë.
Grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mori mbështetje nga Turqia kur rrëzoi regjimin e Asadit javën e kaluar.
“Në deklaratën e tyre të parë, administrata e re që rrëzoi Assadin njoftoi se do të respektonte të gjitha institucionet qeveritare, OKB-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare,” u tha Yasar Guler gazetarëve në Ankara.
“Ne mendojmë se duhet të shohim se çfarë do të bëjë administrata e re dhe t’u japim atyre një shans.”, deklaroi ministri.
I pyetur nëse Turqia po shqyrtonte bashkëpunimin ushtarak me qeverinë e re siriane, Guler tha se Ankaraja tashmë kishte bashkëpunim ushtarak dhe marrëveshje trajnimi me shumë vende.
“Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme nëse administrata e re e kërkon atë,” shtoi ai./abcnews.al