Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se forcat turke të sigurisë neutralizuan rreth 50 terroristë në 10 ditët e fundit në veri të Sirisë dhe Irakut dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet e Turqisë kundër kërcënimeve dhe rreziqeve ndërkufitare, raporton Agjencia Anadollu.
“Sipas informacioneve të fundit, tetë terroristë janë neutralizuar në veri të Sirisë. Kështu, numri i terroristëve të neutralizuar në 10 ditët e fundit është rritur në rreth 50”, tha ministri.
Ai vuri në dukje se grupet terroriste vazhdojnë të kërcënojnë Turqinë, “megjithë përpjekjet e vendosura të ushtarëve turq kundër organizatës terroriste PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) dhe degët e saj.”“Që nga 24 korriku 2015, përpjekjet anti-terroriste kanë neutralizuar të paktën 37,793 terroristë”, shtoi ai.
PKK është një organizatë separatiste që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas agjencisë turke të lajmeve, duke shtuar se gjatë fushatës dhjetëvjeçare kundër Turqisë, terroristët e PKK janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40,000 njerëzve./abcnews.al