Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar duke iu përgjigjur deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ndër të tjera tha se Beogradi ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.
Vulin u shpreh se fjala “šiptari” nuk është ofenduese, se është një sinonim i fjalës “shqiptar”, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin.
Në vijim të fjalës së tij, Vulin tha se sot kishte pritur t’ia thoshte në sy Kamberit, por ky i fundit nuk ishte në parlament. “Šiptari” ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij. Nuk është e saktë që ai nuk na ofroi një përkthim, por kjo flet vetë” tha Vulin.
Vulin thotë se nuk po i kupton shqiptarët se pse e kanë problem t’i thërrasin si i quante gjyshi ose stërgjyshi i tyre. Vulin shtoi se në shekullin e 20-të, shqiptarët “ndryshuan emrin e tyre tre herë”./ db/ Abcnews.al