Ministri serb i Mbrojtjes: Kurti po krijon kaos, është i gatshëm t’i shkojë deri në fund

schedule09:37 - 5 Korrik, 2023

schedule 09:37 - 5 Korrik, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shkakton kaos, duke iu referuar situatës në veri.

Për TV Pink, Vuçeviç u shpreh se Kurti është i gatshëm që t’i shkojë deri në fund marrëzisë së tij, shkruan N1.

Sipas tij, deklaratat e zëdhënësit të Komisionit Evropian, Peter Stano janë “irrituese”.

“Nëse dikush dëshiron të studiojë boshllëqet e fjalorit burokratik administrativ, atëherë njoftimet e Stanit janë ideale. Kemi ulur gatishmërinë luftarake të ushtrisë, kemi reduktuar praninë e saj në lëvizjen drejt vijës administrative, por na mjafton, Zoti na ruajt. Ne qetësohemi dhe ndikojmë sa të mundemi në komunitetin serb në Kosovë, gjë që është gjithnjë e më e vështirë sepse ata janë të persekutuar.

Kurti është një fanatik që vepron në mënyrë të paarsyeshme, jeton për idetë që janë katastrofike, gjenocidale ndaj popullit tonë në Kosovë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!