Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Tres Stefen Guenova dhe ka kërkuar nga SHBA që të përdorin ndikimin e tyre në Prishtinë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në veri të Kosovës.
Vuçeviç tha se Prishtina me politikën e saj të rrezikshme të dhunës po i hedh poshtëm arritjet e deritanishme të dialogut, por theksoi se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut sepse përpiqet të sigurojë jetën normale të komunitetit serb në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.
Ai u shpreh se për Serbinë, KFOR-i është i vetmi formacion legjitim i armatosur në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se siguria e pjesëtarëve të KFOR-it është e padiskutueshme dhe prioritet për Serbinë.
Vuçeviç shtoi se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të balancuar të mbrojtjes dhe vazhdimisht punon në përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes me të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare./abcnews.al