Ministri rus i Mbrojtjes viziton fabrikën e armëve

schedule15:28 - 21 Mars, 2024

schedule 15:28 - 21 Mars, 2024

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka vizituar sot një fabrikë artilerie në rajonin e Nizhny Novgorod të Rusisë. Fotot e publikuara nga ministria e mbrojtjes tregojnë se Shoigu duke inspektuar armët.

Njëra nga bombat dukej se ishte e markës “FAB-3000”. Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi më herët se kishte filluar prodhimin masiv të bombave me eksploziv të lartë.

Bombat e rënda të epokës sovjetike synojnë të shkatërrojnë objektet industriale dhe strukturat nëntokësore si bunkerët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!