Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu do të zhvillojë vizitë zyrtare në Korenë e Veriut.
Në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se delegacioni rus i kryesuar nga Shoigu do të vizitojë Phenianin në datat 25-27 korrik, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut.
Gjithashtu, Shoigu do të marrë pjesë në aktivitetet që do të mbahen për shënimin e 70-vjetorit të fitores së popullit korean në Luftën Patriotike të Pavarësisë në 1950-1953.
“Kjo vizitë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve ushtarake ruso-koreane dhe do të jetë një hap i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve”, thuhet në deklaratë.