Ministri Peleshi prezanton arritjet e Ministrisë se Mbrojtjes dhe objektivat për vitin 2023

schedule11:21 - 8 Janar, 2023

schedule 11:21 - 8 Janar, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023.

Në prezantim po marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako.

Mnistri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë. Peleshi shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë.

“Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”- tha Peleshi.

Ndër të tjera, Peleshi u shpreh po ndërtohet baza taktike e NATO-s në Kuçovë ku si rezultat i pozicionit strategjik në Ballkan është zgjedhur vendi ynë.

“Ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë. E para bazë ajrore e NATO-s. Jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria, ka një pozicion strategjik në Ballkan. Është vend aleat i NATO, i sigurt”- tha Peleshi.

Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike. Përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). FA do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger“. Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane’- tha Peleshi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!