Ministri Osmani: Nuk mund t’i konfirmoj emrat e viktimave

schedule11:42 - 24 Nëntor, 2021

schedule 11:42 - 24 Nëntor, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani,  këtë të mërkurë ka takuar familjarët e të lënduarve dhe të viktimave që humbën jetën tragjikisht nga djegia e autobusit në Bulgari.

Osmani në fjalën e tij është shprehur se është takuar me të afërmit e viktimave para spitalit, pasi ato kanë theksuar se nuk dinë ku të japin materialin biologjik, për të identifikuar trupat e pajetë të familjarëve të tyre.

“Ajo që presin familjarët është identifikimi i të pajetëve. Një përqindje e madhe e familjeve janë të miqve të mi, të të njohurve të mi nga Shkupi. Nga komuna nga vij unë, por unë nuk jam në gjend e që të jap emra pasi duhet të identifikohen nga ADN-ja. Kemi publikuar emrat e personave që janë të lënduar në spital dhe familjarët nga kjo të konfirmojnë nëse të afërmit e tyre kanë mbijetuar ose jo, pasi nuk jemi në gjendje të publikojmë pa identifikuar emrat e viktimave”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera ai ka theksuar se viktimat janë të gjithë të moshës së re. Sapo të përfundojë identifikimi i viktimave, autoritetet maqedonase do të rregullojnë mënyrën e transportit të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!