Gushti shënon dhe muajin më të frekuentuar për sezonin turistik. Fluksi në pikat kufitare janë një tregues.
Pavarësisht reshjeve të shirave në dy muajt që lamë pas shifrat tregojnë për një rritje me 12.5 përqind të numrit të pushuesëve krahasuar me një vit më pare u shpreh ministri Klosi në takimin me përfaqësues të institucioneve të përfshira drejtëpërdrejtë në mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Të gjitha të dhënat e dërguara nga pikat kufitare tokësore, ajrore e detare tregojnë se më shumë turistë e kanë vizituar Shqipërinë këtë vit, nënvizoi ministri Klosi. Dhe këtu përfshihen edhe shqiptarët e Kosovës të cilët kanë bërë një përzgjedhje ndryshe të pushimeve për vitin 2018.
Të gjitha këto përkthehen në më shumë përgjegjësi për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Vetë ministri Blendi Klosi tha se aksionet e reformat e ndërmarra është arritur një gjë shumë e rëndësishme.
Kujdesi duhet të jetë maksimal që sezoni turistik të jetë në nivelin e duhur. Jo vetëm bashkitë të kryejnë siç duhet detyrën e tyre në ofrimin e shërbimeve, por edhe bizneset të tregohen transparentë kërkoi ministri Blendi Klosi.
Të gjithë në punë ishte thirrja ndaj administratës shtetërore që drejton ministri Klosi duke i kujtuar se motoja që duhet ti shoqërojë është vetëm një: zbatimi i ligjit./abcnews.al