Ministri Klosi në Krastë për pastrimin e Shqipërisë

schedule16:11 - 22 Nëntor, 2017

schedule 16:11 - 22 Nëntor, 2017

Në 24 nëntor nis aksioni për pastrimin e Shqipërisë që do të zgjasë 6 muaj. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e ka nisur më herët, me prastimin e zonave pranë Krujës dhe Fushë-Krujës. Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen këtij aksioni.

Këto mbeturina gjenden në Krastë dhe në rrugën mes Fushë-Krujës dhe Krujës. Po i mledhin të rijtë e Korpusit të vullnetarëve,përfaqësuesit e Bashkisë Krujë por edhe vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit.
Fton ti bashkohen të gjithë aksionit për pastrimin e Shqipërisë por dhe njëherazi është i ndërgjegjshëm se edhe legjislacioni ka nevojë për ndërhyrje.

“Është e paimagjinueshme që në zonën më turistike të Shqipërisë që pret shumë turistë të ketë një papastërti kaq të madhe, prandaj jemi këtu për të bërë një ditë aksion për të ftuar qytetarët që në datën 24 t’i bashkohen fillimit të aksionit tonë 6 mujor për pastrimin e Shqipërisë, në një ditë vullnetarizmi në të gjithë vendin dhe po ashtu për të projektuar në mënyrë të detajuar së bashku me përfaqësuesit e pushtetit lokal sesi ne të bëjmë një aksion ndërhyrjeje shumë të fortë në këtë zonë për të bërë një pastrim nga mbeturinat që vijnë nga shfrytëzuesit e bukurive natyrore, pra nga guroret për të parë mundësinë e eliminimit të të gjitha burimeve të papastërtive, për të projektuar së bashku me forcat e tjera ndërhyrjet emergjente, për të pastruar, rehabilituar por më shumë se kaq për të mos lejuar më që papastërtitë të ndodhin. Kur shikojmë këtu në këtë grumbull papastërtish, në një zonë fare të dukshme nga rruga, kuptojmë që kemi shumë për të bërë edhe në kuadër të legjislacionit”.

Papastërtitë e vërejtura nga ministri janë të gjitha qese që me vendim të Këshillit të Ministrave prej 5 vitesh, s’duhet të ishin prodhuar fare në Shqipëri.
500 thasë me mbeturina u mblodhën në këtë zonë tejet të ndotur nga hedhja e mbeturinave nga kompani apo njësi tregtare të qytetit, por edhe nga drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë rrugë./abcnews.al

 

https://youtu.be/2Orr23hK_kA

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!