Ndotja e lumit Ishëm është një situatë e patolerueshme sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Gjatë inspektimit për pastrimin e këtij baseni, ministri paralajmëroi se do të penalizohen të gjithë ata që e ndotin ambientin.
Një vatër më pak në hartën me zonat më të ndotura mjedisore. Këtë do të sjellë ndërtimi i e impiantit të kapjes së mbetjeve dhe pastrimit të grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe rikualifikimin e vijës bregdetare të Godullës në Kurbin.
“Më vjen shumë mirë që shteti reagoi shteti vuri dorë në një nga gangrenat më të mëdhaja turistike të vendit tonë, të krijuar nga vetë njerëzit . Edhe pse jemi në vitin 2017 edhe pse pretendojmë që të kemi një turizëm të zhvilluar , ish- njësitë e pusthetit vendor vazhdojnë të derdhin mbetjet urbane në lumenjtë e Shqipërisë. Prandaj ka ardhur koha që ne të reagojmë të gjithë së bashku ka ardhur koha që të bëjmë atë që njerëzit presin nga ne; të mendojmë sesi duhet të zgjidhim nëpërmjet investimeve si ky i sotmi apo nëpërmjet mekanizmave të tjerë, një problem kaq të madh që është ndotja e mjedisit në vendin tonë”.
Ministri Klosi i kërkoi banorëve të zonës dhe përfaqësuesuesëve të pushtetit lokal që të bashkohen në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët.
“Ka ardhur koha që të mos e pranojmë këtë gjendje kaq të mjerueshme që është kaq afër qendrave më të zhvilluara turistike të vendit. Jemi vetëm 20 minuta larg nga aeroporti. jemi shumë afër portit kryesor të vendit, jemi në zonat me zhvillim turistik aktual dhe të perspektivës dhe ja si ka qenë situata. Dhe është një krim mjedisor i realizuar nga njerëzit, nga ne që jemi këtu, me moskokëcarjen tonë, me mosvëmendjen tonë, me mosrespektimin e rregullave minimale të bashkëjetesës. Kjo nuk duhet të tolerohet. Dhe për këtë duam shumë që të hapim këtë aleancë me qytetarët, për këtë duam shumë që qytetarët të jenë ata që të vënë gishtin mbi një krim mjedisor”.
Sipas Ministrit Klosi ka ikur koha kur lumenjtë ishin venddepozitime. Për të gjithë ata që mendojnë ndryshe do të ketë penalizime paralajmëroi ai.
“Do të ashpërsohen masat dhe kontrollet që do të bëhen nga institucionet tona për të verifikuar lejet mjedisore, kontratën që ka çdo përdorues i bukurive natyrore, çdo përdorues i burimeve minerare të vendit tonë, çdo përdorues i mjedisit tonë dhe shtetit. Ka disa kushte të cilat duhet të plotësohen. Ne nuk duhet të tolerojmë që të ndodhë kjo që ka ndodhur në këtë zonë”.
Lumi Ishëm, ka një basen të gjerë dhe grumbullon mbetje nga Tirana, Vora, Kamza, Fushë- Kruja dhe zona të tjera të Bashkisë Kurbin duke shkatuar një ndotje të madhe për zonat e banuara dhe veçanërisht për zonat turistike dhe plazhet, por gjithashtu duke ndikuar negativisht në të gjithë faunën detare./abcnews.al
https://youtu.be/tXj5m6oyCNM