Me fillimin e javës së tokës, aksioni i pastrimit nisi nga ura pranë aeroportit të Rinasit dhe ajo e Gjoles, dy pika tepër të ndotura, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit.
Blendi Klosi ishte atje për të inspektuar aksionin e ndërmarrë nga Komanda e Forcave Detare bashkë me këshilltarin e kryeministrit, Sandër Lleshi dhe përfaqësues të prefekturës së Durrësit.
Ministri Klosi i bëri apel banorëve dhe bizneseve të mbështesin Forcat e Marinës për të pasur një mjedis më të pastër.
Forcat e Ushtrisë kanë nisur pastrimin në shtratin e lumit Drino pranë urës së Kordhocës në Gjirokastër./abcnews.al