Radio Ushtria e Izraelit zbuloi vizitën sekrete në Moskë të bërë javën e kaluar nga Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer.
Vizita duket se është pjesë e përpjekjeve të Izraelit për të arritur një armëpushim në Liban. Rusia është një lojtar kryesor në Siri dhe bashkëpunimi i saj në një proces diplomatik për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të jetë një pjesë e rëndësishme e një marrëveshjeje për të parandaluar riarmatimin e grupit të mbështetur nga Irani.
Një delegacion rus kishte vizituar Izraelin më 24 tetor. Një burim në zyrën e Netanyahut tha për The Times of Israel se vizita e delegacionit rus nuk kishte lidhje me pengjet që mbaheshin nga Hamasi në Gaza./abcnews.al