Ministri izraelit: Vendi jonë s’do jetë strehë për oligarkët rusë

schedule15:23 - 14 Mars, 2022

schedule 15:23 - 14 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm izraelit, Jair Lapid bëri të qartë se Izraeli nuk do të shërbejë si vend strehë për oligarkët rusë, e as nuk do përdoret nga rusët që t’i shpëtojnë sanksioneve nga Perëndimi.
Ministri i Jashtëm Jair Lapid tha se autoritetet financiare, bankare dhe të aviacionit të vendit po koordinonin për këtë çështje.

“Izraeli nuk do të jetë një rrugë për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe vendeve të tjera perëndimore,” tha Lapid në një deklaratë gjatë një vizite në Sllovaki.

Lexo edhe: Borrell: BE të fillojë sa më shpejt bisedimet zyrtare për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Deklarat vjen pasi një dyshohet së një aeroplan është përdorur nga oligarku i sanksionuar Roman Abramovich dhe është ulur në Izrael, por ministri i Jashtëm thotë se vendi nuk është një strehë për biznesmenët rusë që i nënshtrohen “ngrirjes” ndërkombëtare të aseteve.

Sipas burimeve për Reuters një aeroplan i përdorur nga miliarderi rus Abramovich fluturoi dje në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, duke konfirmuar raportet në mediat izraelite.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme nuk përmendej avioni. Një zëdhënës i ministrisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Sipas burimit, avioni pritej të nisej nga Izraeli më vonë të hënën.

Ardhja e avionit ishte një tregues i linjës së mirë në të cilën ndodhet Izraeli në lidhje me marrëdhëniet e tij me Rusinë.
Miliarderi, pronar i ekipit britanik të futbollit Chelsea, është ndër shtatë oligarkët që u shtuan në listën e sanksioneve britanike të enjten në një përpjekje për të izoluar presidentin rus

Vladimir Putin për pushtimin e tij në Ukrainë. Abramovich ka mohuar të ketë lidhje të ngushtë me Putinin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!