Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri izraelit miraton ndërtimin e vendbanimit që e ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor

schedule15:34 - 14 Gusht, 2025

schedule 15:34 - 14 Gusht, 2025

Ministri i Financave i Izraelit nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, i miratoi gjatë natës planet për një vendbanim që do ta ndante Jerusalemin Lindor nga Bregu i pushtuar Perëndimor.

Ky vendbanim, sipas zyrës së tij, do ta varrosë idenë e një shteti palestinez.

Nuk është ende e qartë nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbështet planin për ta ringjallur skemën e ngrirë shumë kohë më parë, E1, për të cilën palestinezët dhe fuqitë botërore kanë thënë se do ta ndante përfundimisht Bregun Perëndimor në dy pjesë.

Në një komunikatë me titull “varrosja e idesë së një shteti palestinez”, zëdhënësi i Smotrichut tha se ministri do të mbajë konferencë për shtyp të enjten rreth planit për t’i ndërtuar 3.401 shtëpi për kolonët izraelitë midis një vendbanimi të tanishëm në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!