Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant është zotuar se konflikti në Gaza do të vazhdojë derisa Izraeli të arrijë qëllimet e tij, pavarësisht presionit ndërkombëtar.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha: “Lufta do të përfundojë kur të arrihen qëllimet e saj”, shkruan Sky News.
“Unë marr parasysh gjithçka që SHBA kërkon dhe thotë dhe e marr seriozisht, së bashku me të gjithë anëtarët e kabinetit, atë që Amerika po bën.”, shtoi ai.
Disa vende kanë bërë thirrje të plotë për një armëpushim, ndërsa të tjerët kanë bërë presion ndaj Izraelit që të përfundojë operacionin e tij së shpejti.
Gallant tha se batalionet Jabaliya dhe Shejaiya të Hamasit në Gazën veriore janë “në prag të çmontimit”./abcnews.al