Ministri izraelit i Mbrojtjes bën thirrje për thellimin e operacioneve ushtarake në Gaza

schedule12:31 - 11 Shkurt, 2024

schedule 12:31 - 11 Shkurt, 2024

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka bërë thirrje për thellimin e operacioneve ushtarake në Gaza.

Sipas Gallant, kjo do ta afronte Izraelin drejt një “marrëveshjeje realiste” për kthimin e robërve të mbajtur në Gaza, shkruan Al Jazeera.

Rreth 130 robër raportohet se mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze.

Në nëntor, më shumë se 100 robër u liruan në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!