Ministri italian i mjedisit për gazsjellësin TAP: Vepra është e pavlerë

schedule15:43 - 8 Qershor, 2018

schedule 15:43 - 8 Qershor, 2018

Gazsjellësi Tap shihet si një vepër e padobishme për Italinë prandaj ky projekt do të rishikohet. Deklaratën e ka bërë ministri i mjedisit Sergio Costa. Vendimi i qeverisë së re italiane pritet të shkaktojë reagime të shumta nga Brukseli, ndërkohë që mund të interpretohet edhe si një lëvizje në favor të Moskës zyrtare nga Roma.

Qeveria e re e Italisë në shqyrtim të tubacionit të gazsjellësit  TAP. Është ky titulli i artikullit ekskluziv të agjencisë së lajmeve Reuters sipas të cilës Ministri i ri i mjedisit në qeverinë italiane Sergio Costa ka deklaruar se Tap është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë.

“Duke pasur parasysh politikën tonë për  energjisë, duke pasur parasysh kërkesën në rënie të gazit, ky projekt sot duket i pakuptimtë”

Këtë deklaratë të ministrit që vjen nga rradhët e 5 yjeve, nuk ka pranuar ta komentojë Konsorciumi TAP- shkruan agjencia Reuters sipas të cilës nuk është e qartë nëse komentet e ministrit do të përkthehen në veprim. Costa tha se për çdo vendim mbi të ardhmen e TAP do të përfshinte edhe ministra të tjerë. Politikat mjedisore të Lëvizjes me 5 yje janë më radikale se sa partneri i saj i koalicionit, Liga e Djathtë. Palët kanë thënë se do të formojnë një komitet të posaçëm për të zgjidhur çdo dallim mes tyre për “realizimin dhe përfundimin e punëve publike me rëndësi kombëtare”. Italia, e cila importon më shumë se 90 për qind të nevojave të saj, ka kontrata kryesore të gazit me Rusinë, Libinë, Algjerinë dhe Hollandën dhe qeveritë e mëparshme kanë kërkuar të krijojnë një shpërndarës europian të gazit.

Italia është në fund të Korridorit të Gazit Jugor, një tubacion që merr gaz nga Azia qendrore në Evropën perëndimore. Ky është një gur themeli i politikës së Bashkimit Evropian për sigurinë e energjisë që synon të largojë bllokun nga furnizimet me gaz rus. Vendimi i qeverisë së re italiane pritet të shkaktojë reagime të shumta nga Brukseli, ndërkohë që mund të interpretohet edhe si një lëvizje në favor të Moskës zyrtare nga Roma. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!