Ministri i Shëndetësisë tregon kur do të fillojë vaksinimi i qytetarëve në Kosovë

schedule22:10 - 6 Prill, 2021

schedule 22:10 - 6 Prill, 2021

Vaksinimi i stafit shëndetësor po vazhdon në tërë vendin ndërkohë po paralajmërohet edhe fillimi i vaksinimit të qytetarëve.

Punonjësirt shëndetësorë në sallën 1 tetori në Prishtinë edhe këtë të martë vazhduan vaksinimin kundër Covid-19.

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë parë nga afër procesin e vaksinimit në Kosovë.

E ata u shprehën mjaft të interesuar në konsultime me stafin mjekësor aty. Vitia duke e parë interesimin e madh të të moshuarve për t’u vaksinuar tregoi edhe datën se kur do të fillojë vaksinimi për ta.

Ministri tha se nga data 8 ose 9 e këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare. Ai tha se po punohet në drejtim të sigurimit të kontigjentit të dytë të vaksinës anti Covid.

E pasi folën për media, Vitia e Osmani po largoheshin nga salla.

Pak para se të largoheshin kur presidentja Osmani u pyet se kur do të vaksinohet, kjo ishte përgjigja e saj për T7: “Do të vaksinohem kur të më vijë radha”, tha Osmani.