Ministri i Shëndetësisë në Poloni, Adam Niedzielski ka paralajmëruar së vendi pritet të përballet me rritje të rasteve të Covid-19.
Kjo sipas tij është për shkak të variantit Delta të Covid, i cili është vlerësuar se ka një transmetueshmëri të lartë.
Ndërkohë mesatarja javore e rasteve në Poloni është rritur me 13%.
“Rastet me Covid në vend, për javë të tëra kanë qenë të ulëta, por me përhapjen e variantit Delta mund të përballemi me rritje të infeksioneve”, ka thënë Niedzielski.
/abcnews.al/