Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë në konferencën për shtyp se gjendja aktuale me Covid-19 është brenda asaj që ishte parashikuar pas lehtësimit së masave.
Megjithatë, ai ka bërë lutje që qytetarët të kenë kujdes për të mos u rritur numri i të prekurve pasi virusi është ende aktiv.
“ Sot së bashku me ekspertët e IKSHPK’së dhe Inspeksionit Sanitar e bëmë një kalim ditor të gjendjes aktuale dhe një qartësim të gjendjes. Konstatojmë se gjendja është normale. Ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë distancën dhe të mbajmë pastërtinë. Ky është një mesazh dhe lutje. Qysh sot do të shtojmë intensitetin të kontrolleve dhe të kujdesit’’, ka thënë ai.
‘’Duhet të bëjmë kujdes që të mos kemi shtim të masave’’. ‘’Qytetarë të nderuar. Bëjmë apel që të kemi kujdes.Virusi është ende në mesin tonë”, shton ai më tej.
Deklarata urgjente e ministrit erdhi pasi në Kosovë gjatë 24 orët e fundit u regjistruan 40 raste të reja me koronavirus.

