Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe: Kemi zbuluar një variant tjetër të Covid-19

schedule16:52 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:52 - 23 Dhjetor, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe Matt Hancock ka njoftuar sot se në vend është identifikuar një tjetër variant i koronavirusit, ndryshe nga ai i zakonshmi.

Sipas Hancock të dyja rastet, janë kontakte nga persona që kanë udhëtuar nga Afrika Jugore.

“Ne jemi tepër mirënjohës ndaj qeverisë së Afrikës së Jugut për shkencën e tyre. Por ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka pësuar më tej mutacione sesa virusi i ri.”

Ministri tha se Mbretëria e Bashkuar po karantinon raste të reja dhe po vendos kufizime në udhëtimet nga Afrika e Jugut.

Matt Hancock  po ashtu dha urdhër që kushdo që ka qenë në Afrikën e Jugut gjatë dy javëve të kaluara dhe kushdo që është një kontakt i ngushtë i dikujt që ka qenë në Afrikën e Jugut gjatë dy javëve të fundit duhet të izolohet menjëherë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!