Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Në Kosovë vazhdon terrori kundër serbëve

schedule12:09 - 23 Shtator, 2023

schedule 12:09 - 23 Shtator, 2023

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka vlerësuar deklaratën e presidentit Aleksandër Vuçiç në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku përmendi edhe çështjen e Kosovës.

Vuçeviç u shpreh se fushata e terrorit në Kosovë kundër serbëve po vazhdon, shkruan Euronews Serbia.

“Fushata e terrorit në Kosovë kundër serbëve vazhdon, por bota e madhe nuk është e interesuar për këtë. Serbëve u kërcënohet një fatkeqësi humanitare, dhe të mëdhenjtë e kthejnë shpinën. Është e vështirë kur je vetëm, por Serbia do të dalë fitimtare në fund sepse drejtësia dhe e vërteta janë në anën tonë”, theksoi ai./abcnews.al