Ministri i Madagaskarit shkarkohet nga detyra, zbuloni arsyen e çuditshme

schedule13:01 - 6 Qershor, 2020

schedule 13:01 - 6 Qershor, 2020

Ministri i Arsimit në Madagaskar është shkarkuar nga posti pasi kishte planifikuar të porosiste lëpirëse me vlerë 2 milionë dollarë për nxënësit e shkollave.

Kreu i sistemit arsimor, Rijasoa Andriamanana deklaronte se çdo fëmije do t’i jepeshin tre lëpirëse për të hequr shijen e hidhur të një ilaçi bimor që shumë vende afrikane po e përdorin si mjekim kundër koronavirusit, raporton BBC.

 

Ky plan u anulua pas kundërshtimit nga presidenti Andry Rajoelina, i cili po e promovon lëngun tonik Covid-Organics për të kuruar koronavirusin.

Shumë vende afrikane vijojnë importimin e këtij lëngu bimor duke besuar në vetitë e tij kundra virusit, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nuk ka prova se ai ka efekte kundër Covid-19./abcnews.al