Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje SHBA të nxisë partnerët europian për të përjashtuar Rusinë nga SWIFT

schedule17:12 - 25 Shkurt, 2022

schedule 17:12 - 25 Shkurt, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken që t’i nxisë liderët europian që të përjashtojnë Rusinë nga sistemi SWIFT.

“Një tjetër telefonatë me mikun dhe homologun tim amerikan sekretarin Blinken folëm mbi nevojën për të përdorur të gjithë ndikimin e SHBA-së në disa vende evropiane hezituese për të përjashtuar Rusinë nga SWIFT”, shkroi Kuleba në Twitter.

Lexo edhe: Thika në palcë, çfarë është sistemi SWIFT dhe pasojat nëse Rusia do të përjashtohej?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian deri më tani janë frenuar nga përjashtimi i Rusisë nga SWIFT pasi nuk kanë arritur të bien dakord për një hap që disa e kanë quajtur “opsioni bërthamor”.

Në një postim në Twitter të shpërndarë pas telefonatës mes Kuleba dhe Blinken, ministri i jashtëm ukrainas vuri në dukje se diskutuan gjithashtu për “furnizimin e mëtejshëm me armë mbrojtëse për Ukrainën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!