Ministri i Jashtëm turk akuza Izraelit: Sulmet në Rripin e Gazës, ‘krime kundër njerëzimit’

schedule17:02 - 27 Tetor, 2023

schedule 17:02 - 27 Tetor, 2023

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ka reaguar me akuza ndaj Izraelit. Ai i ka cilësuar sulmet në Rripin e Gazës si “krime kundër njerëzimit”.

Gjithashtu është shprehur se e drejta ndërkombëtare është shkelur. Ministri i Jashtëm turk nuk i ka kursyer as kritikat ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se ata kanë qëndruar të heshtur përballë mizorive të Izraelit.

“Ata qëndruan të heshtur përballë mizorive të Izraelit dhe janë bashkëpunëtor në këtë operacion”, është shprehur ndër të tjera Fidan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!