Ministri i Jashtëm serb: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, e papranueshme!

schedule09:24 - 20 Shkurt, 2024

schedule 09:24 - 20 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm në Serbi Iviça Daçiç, ka zhvilluar një takim me shefin e ri të zyrës së Këshillit të Europës në Beograd.

Gjatë këtij takimi ai ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin kundër të Serbisë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Daçiç e ka cilësuar si të papranueshme këtë kërkesë.

“Qëndrimi ynë është se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është e papranueshme. Shpreh mirënjohje për vendet që kuptojnë qëndrimin e Serbisë”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme serbe.

Më tej ai u shpreh se Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave të kësaj organizate.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!