Ministri i Jashtëm rus telefonon Ramën: OSBE me standarde të dyfishta për Bjellorusinë

schedule21:41 - 9 Nëntor, 2020

schedule 21:41 - 9 Nëntor, 2020

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama gjatë ditës së sotme, me kërkesën e këtij të fundit.

Lajmin e konfirmon Ministria e Jashtme ruse në një njoftim të saj.

Lavrov dhe Rama kanë shkëmbyer këndvështrime dhe mendimet e tyre për gjetjen e zgjidhjeve për të kapërcyer krizën institucionale në OSBE.

Në njoftimin  e saj ministria e jashtme ruse, thekson se Lavrov ka vënë në dukje se Moska tërheq vëmendjen për korrektësi në lidhje me zhvillimet në Minsk. Sjelljet e tepruara ka kufizuar më tej shanset e OSBE-së, për të lehtësuar një dialog konstruktiv midis autoriteteve Bjelloruse dhe opozitës.

“Përfundimet e arritura nga Wolfgang Benedek janë të njëanshme dhe joprofesionale. Ai ka paraqitur rekomandime të papranueshme politike që janë përtej autoritetit dhe kompetencës së institucioneve dhe mekanizmave të OSBE-së. Shembulli i tij, i ka bërë standardet e dyfishta. Ato po minojnë besimin në OSBE”, ka thënë Lavrov.

Rama dhe Lavrov kanë diskutuar edhe përgatitjet për takimin e Këshillit Ministror të OSBE në Tiranë, e cila do të mbahet  më datën 3-4 dhjetor të këtij viti, përmes videokonferencës.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!