Ministri i Punëve të Jashtme të Brazilit Mauro Vieira tha se presidenti rus Vladimir Putin do të përballet me rrezikun e arrestimit, nëse ai hyn në vend.
I pyetur nëse Putini mund të arrestohej nëse vinte në Brazil, një zyrtar qeveritar tha:
“Kushdo që shkon në një vend që është anëtar i GJNP-së mund të ketë probleme, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.
Sipas ministrit, Brazili respekton vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova. Ata dyshohen për krime lufte në formën e dëbimit të paligjshëm dhe transferimit të popullsisë, përfshirë fëmijët, nga territori i okupuar i Ukrainës.
/abcnews.al