Ministri i Jashtëm izraelit: Izraeli nuk do të dëbojë palestinezët nga Gaza

schedule14:38 - 16 Shkurt, 2024

schedule 14:38 - 16 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm izraelit ka thënë se vendi i tij nuk kemi ndërmend të deportojmë ndonjë palestinez nga Gaza.

Israel Katz, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha gjithashtu se nëse nuk gjendej një zgjidhje diplomatike, Izraeli do të detyrohej të largonte Hezbollahun nga kufiri, shkruan Al Jazeera.

Më herët, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi u shpreh se çdo zhvendosje e refugjatëve palestinezë nga Rafah në Egjipt do të ishte një katastrofë.

Egjipti thuhet se po përgatit një zonë për palestinezët e zhvendosur si një emergjence, ndërsa shqetësimet rriten për një ofensivë të mundshme izraelite në qytetin kufitar jugor të Rafahut, ku deri në 1.4 milionë palestinezë po kërkojnë strehim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!