Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Jashtëm izraelit i përgjigjet Borrell: Kufizimi me armë për mbrojtjen tonë forcon Hamasin

schedule11:47 - 13 Shkurt, 2024

schedule 11:47 - 13 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrel, duke thënë se thirrjet për të kufizuar mbrojtjen e tyre forcojnë Hamasin. Borrell kërkoi të kufizohet furnizimi me armë për Izraelin.

Katz shtoi se Izraeli i përmbahet “ligjeve ndërkombëtare të luftës dhe siguron lëvizjen e sigurt të civilëve në Gaza, ndryshe nga Hamasi që e pengon atë”. “Izraeli është i vendosur të çmontojë Hamasin”, shtoi ai.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel të hënën, Borrell tha: “Epo, nëse besoni se po vriten shumë njerëz, ndoshta duhet të siguroni më pak armë për ta parandaluar këtë. A nuk është logjike? Sa herë keni dëgjuar liderët dhe ministrat e jashtëm më të shquar në mbarë botën duke thënë se shumë njerëz po vriten? Nëse komuniteti ndërkombëtar beson se kjo është një masakër, se shumë njerëz po vriten, ndoshta duhet të mendojmë për sigurimin e armëve.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!