Ministri i jashtëm italian viziton nesër Kosovën

schedule18:10 - 21 Qershor, 2021

schedule 18:10 - 21 Qershor, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër viziton Kosovën, ku do të takohet me drejtues të disa institucioneve.

Ai përveç kryeministrit Kurti, do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Axhenda

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Di Maio do të pritet nga  ministrja Gërvalla

Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral.

Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të japin deklaratë për media.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!