Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Jashtëm iranian-Uashingtonit: Nëse nuk doni luftë, kontrolloni Izraelin

schedule15:51 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:51 - 13 Tetor, 2023

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdolahian i është drejtuar me një mesazh Uashingtonit lidhur me luftën Izrael-Gaza.

Ai thekson se nëse SHBA dëshiron të shmangë luftën duhet që ‘të kontrollojë’ Izraelin. Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu po zhvillon një vizitë në Bejrut.

“Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën dhe ky është një gabim i madh. Nëse amerikanët duan të parandalojnë një luftë në rajon, ata duhet të kontrollojnë Izraelin”, u tha gazetarëve ministri iranian.

Më tej ai theksoi: “Nëse krimet izraelite nuk ndalen, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.”

Ky mesazh i tij vjen pasi mendohet se Izraeli po përgatit një ofensivë në Rripin e Gazës në përgjigje të një sulmi të Hamasit të zhvillur më parë në Izrael./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!