Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif iu kundërpërgjigj sot presidentit Donald Trump ndaj pandemisë së koronavirusit, duke thënë se ai po përdorte krizën për përfitime politike.
“Ne nuk kemi parë gjatë historisë të një katastrofe humanitare një nevojë për hakmarrje dhe përhapjen e urrejtjes dhe shfrytëzimit të zgjedhjeve siç po bën presidenti aktual amerikan dhe ekipi i tij,” tha Zarif në një citim nga agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.
“Në mënyrë që përpjekjet e botës të japin fryt dhe në mënyrë që bota të kthehet në jetën (normale), ne duhet të besojmë se i gjithë planeti Tokë është një fushë beteje dhe nëse një pjesë e botës rrëzohet, e gjithë bota do të rrëzohet.
Zarif gjithashtu tha të enjten në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se “Irani nuk fillon luftëra, por u jep mësime atyre që e bëjnë”, duke shtuar se Irani ka “miq” dhe jo “përfaqësues”.
Duke i bërë mbështetur fjalët e Zarifit, një këshilltar i Presidentit iranian Hassan Rouhani tha të enjten se sanksionet e SHBA po kontribuojnë në përhapjen e virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve të bashkohen në luftën globale.
“Sanksionet ekonomike të Trump janë të barabarta me përhapjen e virusit në Iran. Ndihmoni të ju ndihmojmë”, tha Hesameddin Ashena, kreu i Qendrës për Studime Strategjike të Zyrës së Presidentit.
“Të dashur amerikanë: Nëse nuk e luftojmë koronavirusin globalisht, ai do të rishfaqet globalisht, përsëri”
Irani ka regjistruar deri më tani 47.593 të infektuar dhe 3.036 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins./abcnews.al