Ministri i Jashtëm i Tajvanit paralajmëron për një konflikt me Kinën në vitin 2027

schedule16:43 - 21 Prill, 2023

schedule 16:43 - 21 Prill, 2023

Ministri i Jashtëm i Tajvanit ka thënë se po përgatitet për mundësinë e një konflikti me Kinën në vitin 2027.

Duke folur në LBC’s Tonight me Andrew Marr, Joseph Wu tha: “Ne po e marrim kërcënimin ushtarak kinez shumë seriozisht … Unë mendoj se viti 2027 është viti për të cilin duhet të jemi serioz.”

Të premten, ministri i jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha se të dy anët e ngushticës së Tajvanit i përkisnin Kinës dhe se “ata që luajnë me zjarrin në Tajvan, përfundimisht do të djegin veten”, shkruan The Guardian.

Inteligjenca amerikane beson se Xi Jinping , udhëheqësi i Kinës, ka urdhëruar ushtrinë e vendit të jetë gati deri në vitin 2027 për të aneksuar Tajvanin.

Kina e konsideron Tajvanin, një ishull demokratik dhe vetëqeverisës, si një provincë që duhet të ribashkohet me kontinentin. Që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, Xi ka theksuar se çështja e Tajvanit “nuk mund të bartet brez pas brezi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!