“Suedia ende shpreson të jetë anëtare e NATO-s deri në kohën e samitit të aleancës në Vilnius në korrik”.
Kështu u shpreh këtë të premte, ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, shkruan Reuters.
Pushtimi rus i Ukrainës bindi Suedinë dhe Finlandën vitin e kaluar që të heqin dorë nga politikat e vjetra të mos-angazhimit ushtarak dhe të kërkojnë sigurinë e angazhimit të mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Finlanda u bashkua me NATO-n muajin e kaluar, por anëtarësimi i Suedisë është penguar nga kundërshtimet e Turqisë dhe Hungarisë.
“Nuk do të ketë asnjë plan B apo diçka të tillë. Plani B është plani A – ky është anëtarësimi i plotë në NATO dhe kjo është ajo për të cilën unë dhe qeveria do të punojmë deri në Vilnius,” tha Billstrom për gazetarët.
Billstrom shpreson se parlamenti i Turqisë do të fillonte procesin e ratifikimit pas zgjedhjeve./abcnews.al