Ministri i Jashtëm hungarez: Sanksionet e reja i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë

schedule07:36 - 23 Shtator, 2023

schedule 07:36 - 23 Shtator, 2023

“Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”.

Kështu u shpreh Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm hungarez në një intervistë për median shtetërore ruse, TASS.

Komentet vijnë pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten.

Szijjarto tha se furnizimet me grurë ukrainas në vendet e Evropës Qendrore do të shkatërrojnë sektorin e tyre bujqësor.

“Nëse gruri ukrainas fillon të përhapet në vendet e Evropës Qendrore, ai patjetër do të shkatërrojë tregjet bujqësore të Evropës Qendrore. Për të mos përmendur fermerët tanë, të cilët padyshim duhet t’i mbrojmë,” tha Szijjarto./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!