Ministri i Jashtëm grek viziton nesër Shkupin

schedule13:15 - 30 Gusht, 2021

schedule 13:15 - 30 Gusht, 2021

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias do të vizitojë nesër Shkupin. Sipas agjendës së Qeverisë së Greqisë, Dendias duhet të realizojë takime me kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, ndërsa temë do të jetë zbatimi i deritashëm i Marrëveshjes së Prespës.

Ministri grek Dendais nesër do ta hap edhe temën për mbështetje të mëtejshme të Athinës zyrtare në eurointegrimet e vendit.

Ministri Osmani para disa ditëve vërtetoi se Dendias do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut në fund të muajit dhe se bashkërisht do të bëhet vlerësimi i obligimeve që i ka Greqia në raport të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!