Ministri i Jashtëm grek mbërrin në Odessa

schedule13:19 - 3 Prill, 2022

schedule 13:19 - 3 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias  këtë të dielë ka mbërritur në një nga qytetet më të goditur nga sulmet Ruse në Odessa, si kreu i një misioni humanitar.

Dendias në këtë vizitë ka dërguar ndihma humanitare për autoritetet bashkiake të qytetit, menjëherë pas mbërritjes vizitoi Konsullatën e Përgjithshme Greke në Odessa, e vetmja konsullatë funksionale e një shteti anëtar të BE-së, ku u takua me përfaqësues të organizatave të emigrantëve. .

Ndër të tjera në këtë vizitë ai ka shprehur mbështetjen e plotë të Greqisë për komunitetin grek dhe u informua për sfidat pas pushtimit rus të Ukrainës.


Më pas ai vizitoi Muzeun e Shoqërisë Miqësore, ku vendosi lule në Monumentin e Betimit të Miqve.

Vihet re se avioni që e transportoi atë nga Athina, u ul në aeroportin e Kishinaut , ku u prit nga ambasadorja e Greqisë në Rumani (me akreditim paralel në Moldavi) Sofia Grammata dhe më pas kaloi kufirin moldavo-ukrainas për në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!