Ministri i Integrimeve në Kosovë, Blerim Reka, deklaroi se askush nuk ka të drejtë të negociojë territorin me Serbinë, ndërkohë që ka propozuar një ide tjetër – të cilën ai e ka quajtur “kompromis të drejtë për Serbinë”.
Ai sqaron se Serbisë mund t’i jepet korridori tranzit Serbisë për dalje në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës së vendit, në Durrës.
Kjo deklaratë e tij në një intervistë për mediat në vend, ka shkaktuar reahime të ashpra nga Partia Demokratike e Kosovës. Në një reagim zyrtar të partisë së drejtuar nga Kadri Veseli thuhet se kjo ide e Ministrit të Vetëvendosjes është rehabilitim i të gjitha përpjekjeve historike serbe, që nga luftërat ballkanike, për të zhbërë jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin shqiptar.
PDK, po ashtu, thekson se atë që nuk kanë mundur ta bëjnë ideologët serbo-mëdhenj, që ishte përpjekje shekullore serbe për të dalë në Detin Adriatik, po mundohet ta realizojë Vetëvendosje.
Në reagim kërkohet që kryeministri Kurti të shkarkojë ministrin Reka dhe të distancohet nga një qëndrim i tillë anti-kombëtar./abcnews.al