Ministri i Energjisë në Ukrainë thotë se termocentrali bërthamor i marrë nga trupat ruse po drejtohet në mënyrë të sigurt nga stafi ekzistues.
Por në një intervistë për BBC-së ai thotë se bombardimi i Rusisë ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia “është terrorizëm i vërtetë bërthamor”.
“Ata bombarduan direkt në stacion – e dinë se çfarë bënë“, thotë ai.
Ai është i shqetësuar se nëse luftimet vazhdojnë rreth uzinës, një raketë mund të godasë zonat e ruajtjes bërthamore ose të tjera përreth dhe të shkaktojë një “situatë të pabesueshme”.
Sipas tij kjo është një çështje e sigurisë globale dhe kërkohet të ndalohet fluturimi i avionëve luftarakë rusë, mbi Ukrainë.
“Ne duhet të mbyllim qiellin për të qenë të sigurt”, thotë ai. “Jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën.”
/abcnews.al